Ronaldo: Duhet të dish të vuash dhe të besosh deri në fund

Futboll

Ronaldo: Duhet të dish të vuash dhe të besosh deri në fund

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 21:15
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola kundër Hungarisë në ndeshje e parë për kombëtaren e tij në Kampionatin Evropian dhe dëshmoi edhe njëherë se është një ndër sulmuesit më të mirë që ka njohur bota e futbollit.

Pas ndeshje ai ka bërë një postim në rrjetet e tij sociale ku ka bërë thirrje për përkushtim dhe vendosmëri.

“Duhet të dish të vuash, të luftosh deri në fund dhe të besosh gjithmonë me gjithë fuqinë tënde. Nuk ka kundërshtarë të lehtë dhe nuk ka ndeshje të fituara.”, ka shkruar fillimisht Ronaldo.

“Kampionati Evropian është një fazë luksi ku janë vetëm më të mirët e më të mirëve dhe ku çdo fitore duhet fituar me gjithë përkushtimin dhe vetëmohimin. Fitore e madhe si skuadër! Le të ndjekim qëllimin tonë! Përpara Portugalia! Po shkojmë me gjithçka për t ' i dhënë më shumë gëzim portugezëve që na kanë mbështetur kaq shumë!”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat