Përforcohet Renova

Futboll

Përforcohet Renova

Nga: K.G. Më: 15 qershor 2021 Në ora: 21:59
Përforcohet Renova

Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës, është përforcuar shumë në afatin kalimtar të verës. 

“Sot, menaxhmenti i Renovës merret vesh me Viktor Serafimovskin, ish-futbollist i Sileksit dhe nënshkrua kontratë njëvjeçare.

Serafimovski do të përforcojë në mënyrë të konsiderueshme mesfushën mbrojtëse të skuadrës së Qatip Osmanit dhe nëse është e nevojshme ai mund të luajë si mbrojtës i djathtë.

Përndryshe, Serafimovski është një ‘fëmijë’ i Vardarit. Ai gjithashtu ka luajtur për Ljubancin, Euromilkun, Bellasicën, Makedonija GP dhe Sileksin.

Deri më tani, Renova ka arritur të sjellë, përveç Serafimovskit, edhe Antonio Ilieski, Igor Aleksovski dhe Aleksandar Borha”, ka shkruar media maqedone “Sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat