Zyrtare: Juventus vendos për Moratan

Futboll

Zyrtare: Juventus vendos për Moratan

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 22:02
Alvaro Morata

Ashtu siç kishin raportuar mediet prej ditësh she kishte pranuar indirekt vetë sulmuesi, Alvaro Morata do të jetë edhe të paktën një tjetër sezon me Juventusin.

Bardhezinjtë kanë vendosur të paguajnë edhe 10 milionë euro të tjera në arkat e Atletico Madrid dhe kanë rinovuar me Moratën edhe për një sezon, me huazimin që tashmë përfundon në verën e vitit 2022.

Ky sezon ishte një rikthim për Moratën te Juventusi dhe arriti të shënojë 20 gola dhe të dhurojë 12 asiste me “Zonjën e Vjetër” këtë sezon.

Kaq ka mjaftuar që sulmuesi i Spanjës të bindë drejtuesit e bardhezinjve për ta mbajtur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat