​Humbja nga Portugalia, trajneri hungarez: Është faji im

Futboll

​Humbja nga Portugalia, trajneri hungarez: Është faji im

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 23:44
Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi

Kombëtarja hungareze u mposht sot nga Portugalia me rezultat 0:3 në stadiumin "Puskas Arena" në Budapest.

Hungarezët i rezistuan kundërshtarit të favorizuar deri në fund kur pësuan golin e parë, dhe më pas dy të tjerë në fund të drejtuar nga Cristiano Ronaldo.

Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi beson se ai është fajtori i vetëm për humbjen në ndeshjen e Grupit F.

"Është faji im, pasi bëra disa ndryshime që nuk funksionuan. Unë marr përgjegjësinë e plotë për rezultatin," tha italiani.

Ai beson se skuadra e tij mund të kishte arritur një rezultat më të mirë në.

"Jam shumë i zhgënjyer me rezultatin, jo me lojën tonë. Unë përsëris, deri në minutën 84 kemi luajtur shumë mirë, "tha Rossi.

Hungaria ndeshjen e ardhshme e zhvillon në Budapest kundër Francës, më 19 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat