Isufi: Futbolli ndonjëherë nuk njeh moshë

Futboll

Isufi: Futbolli ndonjëherë nuk njeh moshë

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 00:22
Bekim Isufi

Trajneri, Bekim Isufi tha se pret që Cristiano Ronaldo të luajë edhe në kampionatin e ardhshëm evropian.

“Vetëm një lëndim ose diçka e tillë, mendojë që do të jetë edhe pjesë e Portugalisë përsëri”.

“Futbolli ndonjëherë nuk njeh moshë, njeh disiplinë. Këtë e tregon Ronaldo edhe në fushë edhe jashtë saj. Ronaldo i jep regjim vetë-vetëm duke filluar nga ushqimi e duke nisur me gjërat tjera. Në qoftse ke pesë kampionate evropiane dhe prapë je në nivelin ma të lartë, kjo nuk do shumë diskutim”.

Për ndeshjen kryesore të ditës, Franca – Gjermania, ai tha se francezët u treguan të frikshëm në këtë përballje.

E pash një Gjermani më ndryshe dhe me gjithë atë grup që ka nuk dha paraqitje të mirë. Franca luajti për aq sa pati nevojë, dhe kur Gjermania nuk ishte stabile, Franca u tregua e frikshme. Në mes të fushës, Gjermania ishte mjaft e ngadalt dhe jo në nivele që është pritur kurse kundërshtarët ishin mjaft kreativ.

Isufi që sot është emëruar edhe trajner i KF Ballkanit, tregojë arsyet përse e bëri këtë.

“Nuk duhet shumë më fol edhe me pranu një ofertë nga Ballkani duke ditur objektivat dhe grupin e lojtarëve që ka. Vetëm një i çmendur do t’i kishte thënë jo një oferte të tillë. Tashmë na mbetet të punojmë edhe t’i realizojmë objektivat që do të kemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat