Vidali mendon të largohet nga Interi

Futboll

Vidali mendon të largohet nga Interi

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 07:52
Vidal

Protagonist i një penalltie të gabuar me Kilin e tij në barazimin 1-1 kundër Argjentinës në ndeshjen e parë të Kupës së Amerikës, Arturo Vidal vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për sa i takon merkatos.

Në fund të ndeshjes kundër bardhekaltërve, mesfushori i Interit ka folur për të ardhmen e tij.

Luftëtari nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të luajtur një ditë për Club America, skuadër meksikane.

Duke folur për TDUN, Vidal ka thënë: “Kam thënë gjithmonë se më pëlqen Meksika, më pëlqen Club America. Shpresoj që një ditë të më jepet kjo mundësi. Por them se duhet të ketë një interes nga të dyja palët dhe se tani jam tek Interi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat