Xhaka dhe Shaqiri nga minuta e parë

Futboll

Xhaka dhe Shaqiri nga minuta e parë

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 10:01
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri

Zvicra ka nevojë jetike për një fitore sonte në ndeshjen e rrethit të dytë të Grupit A kundër liderit të këtij grupit, Italisë.

Barazimi në ndeshjen e parë me Uellsin e ka vendosur Zvicrën në një situatë aspak komode, andaj tri pikë të reja kundër skuadrës së Roberto Mancinit janë më se të nevojshme.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin e Romës – “Olimpico”.

Dy lojtarët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka pritet të luajnë nga minuta e parë.

Formacionet e mundshme

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Immobile, Insigne

Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Schar; Mbabu, Xhaka, Freuler, Rodriguez; Shaqiri; Embolo, Seferovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat