Trajneri i Gjermanisë del në vetvete, nuhat gishtat

Futboll

Trajneri i Gjermanisë del në vetvete, nuhat gishtat

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 11:07
Trajneri i Gjermanisë del në vetvete, nuhat gishtat

Gjermania nuk arriti dot që të triumfonte në përballjen e parë të Europianit teksa mati forcat me Francën.

Megjithatë pancerat kanë bërë paraqitje të nivelit të lartë dhe kanë shuar të gjitha dyshimet që mund të ishin për ta, teksa në nisje të kampionatit nxirrej tërësisht jashtë garës për të fituar Europianin.

Ky tension i madh në fushën e lojës ka bërë që trajneri i Gjermanisë, Joachim Loë, të dalë në huqet e vjetra.

Tekniku i njohur është parë teksa nuhat sërish gishtat e tij duke na sjellë në rikujtesë imazhet e së shkuarës. Pikërisht atëherë kur Loë bënte në pavetëdije gjeste të shpifura për t’u parë në ekran nga shikuesit. Kompeticion i ri, por trajneri i Gjermanisë mbetet i njëjti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat