​Finlanda-Rusia, formacionet e mundshme

Futboll

​Finlanda-Rusia, formacionet e mundshme

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 11:12
​Finlanda-Rusia

Finlanda do të synojë që të vazhdojë me fitore, pas ndeshjes hapëse të Euro 2020 kundër Danimarkës, në të cilën fituan me rezultat minimal 1:0, ku do të zhvillojë ndeshje kundër Kombëtares së Rusisë në kuadër të Grupit B.

Finlandezët siguruan fitore prej 1:0 në ndeshjen e kaluar në derbin skandinav kundër Danimarkës, kurse Rusia ndeshjen e parë të këtij kampionati e hapi me humbje 3:0 kundër Belgjikës.

Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Finlanda ka vetëm një fitore, dy barazime dhe tre humbje, krahas Rusisë që ka formë më të mirë, ku ka regjistruar tre fitore, një barazim dhe dy humbje.

Finlandezët nuk do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, kurse Rusia nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorëve të Zenit, Daler Kuzyayev dhe Yuri Zhirkov.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Finlanda (5-3-2): Hradecky; Vaisanen, Arajuuri, O'Shaughnessy, Toivio, Uronen; Kamara, Sparv, Lod; Pohjanpalo, Pukki

Rusia (3-4-2-1): Shunin; Dzhikiya, Semenov, Barinov; Fernandes, Zobnin, Ozdoev, Karavaev; Miranchuk, Golovin; Dzyuba

Grupi B

15:00 Finlanda (2) – Rusia (4) (Stadiumi Gazprom Arena-Shën Petersburg)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat