Më kafshoi, por...

Futboll

Më kafshoi, por...

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 11:16
Më kafshoi, por...

Përveç spektaklit që dhuruan dy skuadrat, në Francë-Gjermani, u regjistrua edhe një episod që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Mbrojtësi gjerman, Rydiger, kapet nga kamerat, teksa kafshon mesfushorin Pogba.

Ka qenë ky i fundit i cili pas ndeshjes ka pranuar se është kafshuar nga kundërshtari, por shton se nuk dëshiron që ai të dënohet.

“Unë nuk ankohem për kartonë të verdhë apo të kuq, për shkak të veprimeve të tilla.

Ai më kafshoi pak mendoj, por ne e njohim njëri-tjetrin për një kohë të gjatë. Unë ia thashë gjyqtarit dhe ai e mori vendimin.

Tashmë është mbyllur kjo gjë. Nuk dua që Rydiger të pezullohet për këtë gjë. Në përfundimin e ndeshjes ne u përqafuam me njëri-tjetrin.”, tha Pogba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat