Mund të etiketohet si “Usain Bolt i futbollit

Futboll

Mund të etiketohet si “Usain Bolt i futbollit

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 11:21
Mbappe

Kilian Mbape ka treguar se mund të mbajë mbi supe Francën në këtë Europian.

Ylli i PSG ka shkëlqyer në përballjen e sotme kundër Gjermanisë, atje ku është fituar në shifrat 1-0. Deshamp ka një armë shtesë mbi rivalët e tjerë dhe që lidhet me Mbapen.

Shpejtësia e këtij të fundit është mbreslënëse dhe padyshim mund të etiketohet si “Usain Bolt i futbollit”.

Nëse dëshira e atletit do të realizohej për t’i hyrë niveleve të larta të futbollit, prodhimi quhet Kilian Mbape.

Sulmuesi i PSG i ka lënë targën lojtarëve të Gjermanisë me sprintin e tij për të treguar se nuk mund të arrihet kurrsesi. Mjafton një top i lëshuar larg mbrojtësave kundërshtar dhe Mbape do të shkojë i pari për t’i rrezikuar seriozisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat