I dhanë fund fejesës? Shqiptari i Kosovës flet për marrëdhënien...

Futboll

I dhanë fund fejesës? Shqiptari i Kosovës flet për marrëdhënien...

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 11:27
I dhanë fund fejesës? Shqiptari i Kosovës flet për marrëdhënien...

Marrëdhënia e modeles, Oriola Marashi dhe futbollistit, Eros Grezda është shoqëruar me ulje dhe ngritje.

Vetëm pak javë u përfolën për ndarje, por mesa duket çifti e kanë gjetur sërish rrugën për tek njëri-tjetri.

Dyshimet se modelja dhe futbollisti i Kombëtares janë bashkë, u nxitën pasi ata nisën të ndiqen sërish në rrjetet sociale.

Dhe lajmet duket se i ka konfirmuar edhe Eros Grezda. I ftuar në “Jashtë Loje”, ai pranoi se mes tij dhe Oriola Marashit gjithçka është në rregull dhe se është “shumë mirë nga ana sentimentale.

“Je mirë nga ana sentimentale?”- u pyet futbollisti.

 “Pse dukem keq? (qesh) Nga ana sentimentale jam shumë mirë. Gjithçka është në rregull,”- u përgjigj Grezda.

Rreth një muaj më parë, çifti fshinë njëri-tjetrin nga Instagram dhe u raportua se i dhanë fund fejesës së tyre.

Arsyeja e ndarjes u tha se ishin distanca dhe keqkuptimet për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshironte t’i jepte fund karrierës si modele. Panoramaplus.al.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat