Edhe Atalanta në garë

Futboll

Edhe Atalanta në garë

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 11:50
Edhe Atalanta në garë

Edhe Atalanta në garë për Jovetiq!

Pasi mbylli aventurën me skuadrën e Monaco, ku qëndroi për 4 vjet, Stevan Jovetiq mund të rikthehet sërish në kampionatin italian, ku më parë ka veshur fanellën e Fiorentinës dhe të Interit.

Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini kërkon ta rikthejë sërish malazezin në Serinë A, pasi e shikon 31-vjeçarin si pasuesin ideal të Josip Ilicic, i cili do të largohet nga bergamaskët gjatë kësaj merkato verore, pavarësisht se kontrata e lojtarit skadon në 2022-in.

Sipas mediave italiane, pengesë për transferimin e Jovetic nën urdhërat e Gasperinit mund të bëhet kërkesa e lojtarit, i cili pretendon një pagë të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat