Spalletti ka zgjedhur Emerson Palmierin

Futboll

Spalletti ka zgjedhur Emerson Palmierin

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 11:59
Spalletti ka zgjedhur Emerson Palmierin

Trajneri i ri i Napolit, Luciano Spalletti ka zgjedhur Emerson Palmieri për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes.

Numri një i stolit të të kaltërve e ka shumë përzemër futbollistin pasi e ka stërvitur edhe më parë kur të dy ishin pjesë e Romës.

26-vjeçari i trasferuar te Chelsea në 2018 nga verdhekuqtë mund të rikthehet kështu sërish në Serinë A, pasi futbollisti nuk bën pjesë në planet e trajnerit të “Bluve të Londrës” Thomas Tuchel.

Kartoni i italo-brazilianit vlerësohet rreth 12 milionë euro, por problem për klubin italian mbetet paga e Palmierit, i cili aktualisht përfiton 5 milionë euro në sezon. Për mbrojtësin në garë është edhe skuadra e Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat