Sa e dua një gol në Europian? Flet Bardhi

Futboll

Sa e dua një gol në Europian? Flet Bardhi

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 12:04
Sa e dua një gol në Europian? Flet Bardhi

Enis Bardhi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut që për herë të parë po luan në Europian. Në një prononcim për Supersport, Bardhi flet për ndeshjen e parë ndaj Austrisë, ndërsa shton se në Europian nuk ka ndeshje të lehta.

“Ishte ndeshje me shumë emocion. Kemi qenë debutues në këtë Europian. Normalisht që emocionet, euforia dhe gjithçka kishte rolin e vetë. Ishte ndeshje pak e rëndë, fizike dhe me shumë duele. Në fund jemi të kënaqur. Pavarëisht rezultatit, besoj që kemi bërë ndeshje mjaft të mirë. Austria ishte ekip shumë i fortë fizikisht. Në 10-20 minutat e fundit fiziku na mungoi pak dhe përqendrimi humb normalisht në momentin që lodhesh. Besoj që në Europian nuk ka ndeshje të lehtë.

Nuk ka kundërshtar që mund ta nënvlerësosh ose të thuash që kemi mundësi për fitore.

Në çdo ndeshje duhet të jemi 100% të përqendruar dhe të fokusohemi në lojën tonë. Ne varemi vetëm prej vetes sonë. Ditën që kemi ndeshjen të japim maksimumin dhe gjithçka nga vetja. Ta shijojmë cdo moment që jemi në lojë.

Sa e dua një gol në Europian? Nuk fokusohem shumë në këtë aspekt. Ekipi është gjithmonë përpara gjërave individuale. Nëse mendon në këtë mënyrë goli do të vijë, nuk do të iki prej teje. Kështu që ekipi është më e rëndësishmja. Shpresoj të marrim sa më shumë pikë, ajo është gjithçka për mua”, u shpreh Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat