Dhëmbët në shpinën e Paul Pogbas

Futboll

Dhëmbët në shpinën e Paul Pogbas

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 12:12
Dhëmbët në shpinën e Paul Pogbas

Më pak evident dhe edhe më i bujshëm kafshimi i Luis Suarez ndaj Chiellini-t në Botërorin 2014-ës, por gjithsesi mbetet befasues.

Dhëmbët në shpinën e Paul Pogbas në sfidën mes Francës dhe Gjermanisë mund t’i kushtojnë një ndëshkim Antonio Rudiger, edhe pse mbrojtësi gjerman nuk u ndëshkua me karton dhe aksioni nuk u rishikua në VAR.

Mbrojtësi gjerman u kap nga kamerat ndërsa i afrohej shpinës së Pogba dhe pastaj përkuli kokën para, duke tentuar ta kafshojë në fanellë. Pogba u ankua menjëherë te arbitri Juan Carlos Yuste Jimenez.

“Më kafshoi pak dhe e ndjeva, ja thashë arbitrit,-shpjegoi francezi pas ndeshjes duke shtuar,- nuk u ndëshkua me karton dhe nuk dua që të pezullohet për atë episod. Në fund u përqafuam dhe mbaroi aty”.

Por gjithsesi deklarata e Pogba nuk është se mbyll çështjen, arbitri vazhdoi lojën, nuk u aplikua rishikimi i aksionit në VAR, por nuk përjashtohet mundësia që të analizohet prova televizive. Të shtunën në orën 18.00 Gjermania do të sfidojë Portugalinë e Cristiano Ronaldos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat