Partizani kundër një ekipi fshati

Futboll

Partizani kundër një ekipi fshati

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 12:14
Partizani kundër një ekipi fshati

Partizani kundër një ekipi fshati në Europë

Shorti i Ligës së Konferencës ka vënë përballë Partizanit ekipin moldav Sfintul George Suruçeni. Ndeshja e parë do të luhet me datë 8 korrik në Moldavi, ndërsa një javë më vonë do të luhet sfida e kthimit në “Elbasan Arena”.

KLUBI – Stinful Gjeorge Suruçeni është ekip i qytetit të vogël Suruçeni, i cili ka rreth 3000 banorë. Ky qytet është si tip lagjeje e jashtme e kryeqytetit moldav, Kishinjev. Ekipi ka vlerë rreth 3.73 milionë euro, sipas “Transfermarkt”.

Edicionin e shkuar ka marrë pjesë në Ligën e Europës, ku ka eliminuar me penallti Shahtjar Soligorskun, ekip ku ka luajtur dikur sulmuesi shqiptar Elis Bakaj., shkruan panoramasport.

Ndërsa në turin e dytë është eliminuar nga Partizani i Beogradit, me shumë vështirësi vetëm pas kohës shtesë. Ndeshjen e fundit e ka luajtur më datë 30 maj, ku ka fituar në finalen e Kupës 3-2 me penallti kundër Sherifit të Tiraspolit, ekipi më i mirë moldav dhe më i fortë se ekipet shqiptare. Këto rezultate të bëjnë të mendosh se është ekip i nivelit tonë ose pak më i mirë, ndaj shpresohet ta evitohet humbja.

 Pronari i klubit Sfinful është Valeriu Renita, i cili ka emëruar president mesfushorin e klubit, lojtarin 30-vjeçar Petru Ojog. Kështu është informacioni zyrtar në “Wikipedia”, çka është një detaj tepër i veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat