Higuain është i habitur

Futboll

Higuain është i habitur

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 12:31
Higuain është i habitur

Gonzalo  Higuain e ka pranuar se është habitur nga standardi i lartë i futbollit në MLS – ligën elitare të futbollit në SHBA – pasi në fillim kishte menduar se në këtë garë do të mundë të luante me cigare në gojë.

Higuaini u gjet në udhëkryq të karrierës kur marrëveshja e tij me Juventusin u ndërpre me pajtim dypalësh në verën e vitit të kaluar.

Thuhet se sulmuesi argjentinas kishte shumë oferta për të mbetur në Evropë, por ai zgjodhi ta ndërmarrë një sfidë të re me Inter Miami, duke menduar fillimisht se do të shkëlqente në MLS pa u munduar shumë.

Por Higuaini e ka mësuar se MLS-ja është po garuese po aq sa Serie A, siç e tha së fundmi në një intervistë me Christian Vierin.

“Mendoja se do të vija këtu dhe të luaja me cigare në gojë, por është ndryshe tani, e vështirë”, tha Higuain për Bobo TV.

“Është ligë e vështirë. E kam kuptuar se është e ngjashme me futbollin italian. Në Spanjë dhe në Angli është më e lehtë të luash mirë, derisa në Itali, nëse nuk e njeh ligën, vuan”, shtoi ai.

Në shtatë ndeshje në MLS për Inter Miami, Higuain i ka shënuar katër gola. Por ai pati një fillim të vështirë të karrierës atje, pasi e humbi penalltinë ne ndeshjen debutuese dhe skuadra e tij humbi 3:0 në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat