Maloku vazhdon me Dritën: Do të ishte gabim i madh...

Futboll

Maloku vazhdon me Dritën: Do të ishte gabim i madh...

Nga: K.G. Më: 16 qershor 2021 Në ora: 12:45
Maloku vazhdon me Dritën: Do të ishte gabim i madh...

Portieri Faton Maloku vazhdon me nënkampionin e Kosovës, Dritën nga Gjilani.

Drita garon edhe në garat evropiane përkatësisht në Conference League, e cila për rival ka skuadrën shqiptare nga Mali i Zi, Deçiqi nga Tuzi.
Maloku është i lumtur që ka vazhduar edhe për tri vite me klubin ndër më të organizuar në vendin tonë. 

“Porta në duar të sigurta!
Portieri ynë Faton Maloku do vazhdojë të jetë portier i klubit tonë andaj porta e jonë do të jetë në duar të sigurta.

Drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi pas një takimi të shkurt me Malokun, ka arritur marrëveshje e cila e siguron portën tonë edhe për tre vitet e ardhshme me mundësi vazhdimi!

Maloku u bashkua me klubin tonë dy vite më parë nga ekipi i Kukësit për tu shpallur kampion me klubin tonë dhe për të shkruar histori në garat europiane andaj projektet e klubit vazhdojnë që nga porta e Fatonit”, njofton Drita.

“Edhe pse kontrata ime kishte përfunduar, asnjeherë nuk e kam menduar largimin sepse e dija saktë që nuk do gjejë më mirë se ketu. Me thanë të drejtën edhe pse kisha shumë oferta, as nuk i kam dëgjuar e as nuk jam takuar me asnjë klub sepse DRITA ka bërë shumë për mua andaj unë duhet të bëjë ende shumë për klubin!

Vetëm ata që kanë qenë dhe që janë pjesë e klubit e din se sa shumë profesional është ky klub andaj vetëm nëse kisha menduar që të largohem do të ishte gabim i madh.

E falënderoj stafin dhe gjithë kryesinë për besimin ndaj meje, dhe tani më mbetet puna dhe përkushtimi drejt arritjes së qëllimeve tona të përbashkëta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat