UEFA ndryshon ndeshjen e Partizanit

Futboll

UEFA ndryshon ndeshjen e Partizanit

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 13:52
UEFA ndryshon ndeshjen e Partizanit

UEFA ka bërë një ndryshim të ri sa i përket ndeshjes së parë kualifikuese në “Conference League” për Partizanin.

Sipas shortit të hedhur në ditën e djeshme, të kuqtë do ta luanin ndeshjen e parë në transfertë dhe të dytën në shtëpi. Por është vendosur për të kundërtën pasi kryeqytetasit do ta zhvillojnë në Shqipëri takimin e parë.

Ky ishte vendimi i UEFA-s që mbërriti dje në darkë.

Kjo pasi dy ekipe moldave, Sf Goerge dhe Milsami luanin të dyja në shtëpi ndeshjen e parë dhe kishin shpallur arenën “Orhei” si stadiumin pritës për datën 8 korrik. E pamundur për të ndodhur dhe për këtë arsye UEFA vendosi që të spostonte Sf George në transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat