Pogba: Fitore e madhe

Futboll

Pogba: Fitore e madhe

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 16:03
Pogba: Fitore e madhe

Dymbëdhjetë topa të rikuperuar, 13 duele të fituara dhe 4 faulle të pësuara. Të gjitha përbëjnë rekord për duelin Francë–Gjermani dhe i shërbyen Pol Pogbasë për t’u shpallur lojtari më i mirë i takimit. Vetë mesfushori u ndal për mediat pas takimit të djeshëm duke deklaruar:

“Më vjen mirë për statistikat e mia, por në këto kushte vlerë më të madhe ka paraqitja e skuadrës. Pa ndihmën e shokëve të mi nuk do të kisha qenë dot kurrë kaq vendimtar. Unë mundohem, por janë ata që më vendosin në kushte për të dhënë më të mirën”.

Tri pikë të rëndësishme për Francën, por Pogba frenon entuziazmin. Deklarata e tij është një himn për “Gjelat” që triumfuan në fushën e Gjermanisë. “Ishte një sukses i kolektivit. Të gjithë ishim shumë të motivuar në ato që ishin detyrat tona. Jemi kampionë bote dhe duhet të japim gjithmonë maksimumin për të mbajtur statusin tonë.

Edhe kur duhet të vuajmë, jemi gati ta bëjmë së bashku. I njëjti diskutim vlen edhe për fazën sulmuese. Mendoj se ky është sekreti i paraqitjes sonë”, përfundoi deklaratën e tij mesfushori francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat