Prishtina e fiton edhe miqësoren tjetër ndaj Shkëndisë

Futboll

Prishtina e fiton edhe miqësoren tjetër ndaj Shkëndisë

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 19:38
Prishtina e fiton edhe miqësoren tjetër ndaj Shkëndisë

Prishtina ka zhvilluar sot ndeshjen miqësore ndaj Shkëndisë së Tetovës në “Fadil Vokrri”.

Kryeqytetasit kanë shënuar fitore me rezultat 2:0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në pjesën e dytë vendasit shënuan dy herë.

Të dy golat për kaltërebardhët i shënoi transferi i ri i skuadrës, Xhevdet Shabani.

“Rrapa” realizoi dygolësh të shpejtë në minutat 71′ dhe 72′.

Prishtina fitoi edhe miqësoren ndaj Llapit para tri ditëve, me rezultat 3-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat