Marca: Juve gjen zëvëndësuesin e Ronaldos...

Futboll

Marca: Juve gjen zëvëndësuesin e Ronaldos...

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 11:33
Marca: Juve gjen zëvëndësuesin e Ronaldos...

Juventus duket se është pranë ndarjes nga Cristiano Ronaldo. Vetë lojtari nuk e përjashtoi këtë hipotezë në konferencën e fundit për shtyp me kombëtaren e tij.

Bardhezinjtë duan të ndryshojnë mënyrën e të luajturit dhe duket se gjithcka do të marrë një rrjedhë të re me largimin e portugezit, i cili ka rrogën më të lartë në ekip.

Allegri konsideron alternativat. Sipas Marca, në krye të listës është francezi Antoine Griezmann. Për të është biseduar me Barcelonën.

Ekipi blaugrana kërkon të lirohet nga rroga e tij prej 18 milionë euro por jo i të njejtit mendim duket francezi, i cili dëshiron të qëndrojë.

Duket se Griezmann ka mbetur i pakënaqur nga oferta ekonomike e Juves e cila nuk i afrohet 18 milionëve që ai perfiton aktualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat