Zërat e shumtë të ditëve të fundit për Hysajn

Futboll

Zërat e shumtë të ditëve të fundit për Hysajn

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 16:25
Zërat e shumtë të ditëve të fundit për Hysajn

Nuk ka asgjë konkrete për transferimin e mundshëm të Elseid Hysajt te Lazio.

Zërat e shumtë të ditëve të fundit, që e çonin mbrojtësin shqiptar të Napolit nën urdhrat e Sarrit, i hedh poshtë menaxheri i shkodranit, Mario Giuffredi.  

“Hysaj ndjek Sarrin? Nuk është kështu, Lazio nuk më ka telefonuar, ne po punojmë për pista të tjera. Po e lexoj gjithandej këtë informacion, ndoshta do të marrë një telefonatë javën e ardhshme, por deri sot nuk kam pasur asnjë thirrje nga bardhekaltrit.”

Atëherë cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Hysajt? Një rebus që, me sa kuptohet, do të kërkojë edhe disa javë për t’u zgjidhur. Kontrata e lojtarit kuqezi me Napolin përfundon në fund të muajit dhe nuk ka asnjë perspektivë se mund të rinovohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat