Belgjika fiton me përmbysje, kualifikohet në të tetën e finales 

Futboll

Belgjika fiton me përmbysje, kualifikohet në të tetën e finales 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 qershor 2021 Në ora: 18:36
Belgjika feston

(E plotësuar): Belgjika spektakolare, fiton me përmbysje në Kopenhagë, me rezultat 2:1 kundër Danimarkës, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit B në Kampionatin Evropian. 

Zëvendësuesin Kevin Bruyne, që u fut në lojë në minutën e 46-të, bëri kthesë në lojën e Belgjikës. 

Ai përveç që shënoi edhe asistoi në golin e parë, padyshim se është lojtar i ndeshjes. Belgjika renditet në vend të parë me 6 pikë, pasojnë Rusia 3, Finlanda 3 dhe Danimarka me 0 pikë.

Image

Zhgënjim

Grupi B
Danimarka – Belgjika 1:2
Finlanda – Rusia 0:1 

Renditja
1. Belgjika 2    2    0    0    5:1    6
2. Rusia    2    1    0    1    1:3    3
3. Finlanda        2    1    0    1    1:1 3
4. Danimarka    2    0    0    2    1:3    0

Me 21 qershor Finlanda takohet me Belgjikën (21.00) dhe Rusia me Danimarkën (21.00) 

Goli bie në fillim të ndeshjes pikërisht në minutën e 2-të. Futbollisti  Yussuf Poulsen shfrytëzon mbrojtjen sikur të përgjumur të Belgjikës, duke gjuajtur nga rreth 12-13 metra dhe shënoi në këndin e djathtë të poshtëm, 1:0. Edhe në minutën e 36-të, Danimarka pati rast për të thelluar epërsinë, por Mikkel Damsgaard gjuan për disa centimetra jashtë pingules së djathtë. Danimarka ishte më e mirë në pjesën e parë. 

Në minutën e 55-të, De Bruyne asiston dhe Thorgan Hazard shënon nga afërsia, duke barazuar rezultatin 1:1. 
Kevin Bruyne i jashtëzakonshëm, nga 16-17 metra godet me të majtën e tij dhe shënon në këndin e poshtëm të djathtë të Danimarkës, për fitoren e Belgjikës. 

Në minutën e 87-të, fat i madh për Belgjikën, goditja e Martin Braithwaite u ndal nga tërthorësja.
Danimarka meritoi të paktën një barazim, por ishte e pafat.

Duhet theksuar se në minutën e 10-të, u ndal loja për një minutë në nderim të futbollistit Christian Eriksen.

Me 21 qershor Finlanda takohet me Belgjikën (21.00) dhe Rusia me Danimarkën (21.00).

Danimarka-Belgjika 1:2
Stadiumi "Parken" në Kopenhagë. 
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Shënues: Poulsen (2') – T. Hazard (55’), De Bruyne (70’).
Kartona të verdhë: Jensen, Damsgaard, Wass - T. Hazard.
Danimarka: Schmeichel, Christensen, Kjaer, Vestergaard (Skov Olsen 84’), Wass (Stryger Larsen 62’), Höjbjerg, Delaney (Jensen 72’), Maehle, Braithwaite, Damsgaard (Cornelius 72’) dhe Poulsen (Norgaard 62’).
Belgjika: Courtois, Alderweireld, Denayer, Vertonghen, Meunier, Dendoncker (Witsel 59’), Tielemans, T. Hazard, Mertens (De Bruyne 46’), Carrasco (E. Hazard 59’) dhe Lukaku.

83' Pak shpresa për danezët, Belgjika më e mirë.

80' Danimarka në presion, është afër humbjes tjetër.

75’ Belgjika drejt fitores.

Danimarka-Belgjika 1:2
Stadiumi "Parken" në Kopenhagë. 
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Shënues: Poulsen (2') – T. Hazard (55’), De Bruyne (70’).
Kartona të verdhë: Wass.
Danimarka: Schmeichel, Christensen, Kjaer, Vestergaard, Wass (Stryger Larsen 62’), Höjbjerg, Delaney (Jensen 72’), Maehle, Braithwaite, Damsgaard (Cornelius 72’) dhe Poulsen (Norgaard 62’).
Belgjika: Courtois, Alderweireld, Denayer, Vertonghen, Meunier, Dendoncker (Witsel 59’), Tielemans, T. Hazard, Mertens (De Bruyne 46’), Carrasco (E. Hazard 59’) dhe Lukaku.

70' Zëvendësuesi De Bruyne i jashtëzakonshëm, godet me të majtën e tij dhe shënon në këndin e poshtëm të djathtë të Danimarkës, 1.2.

69' Danimarka e kërkon me ngulm fitoren sepse ky rezultat e rrezikon shumë që të eliminohet në fazën e grupeve.

66' Lukaku me shokë kërkojnë fitoren e dytë.

62’ Lojë me rivalitet, Belgjika po luan më mirë dhe është në presion Danimarka.

Danimarka-Belgjika 1:1
Stadiumi "Parken" në Kopenhagë. 
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Shënues: Poulsen (2') – T. Hazard (55’).
Kartona të verdhë: Wass.
Danimarka: Schmeichel, Christensen, Kjaer, Vestergaard, Wass, Höjbjerg, Delaney, Maehle, Braithwaite, Damsgaard dhe Poulsen.
Belgjika: Courtois, Alderweireld, Denayer, Vertonghen, Meunier, Dendoncker, Tielemans, T. Hazard, Mertens (De Bruyne 46’), Carrasco (E. Hazard 59’) dhe Lukaku.

58' Danezët dominuan por belgët barazuan.

'55'  De Bruyne futet në pjesën e dytë sado kudo po i jep gjallëri lojës së Belgjikës.  De Bruyne aiston dhe Thorgan Hazard shënon nga afërsia, duke barazuar rezultatin 1:1. 

 54' Danimarka më e mirë, më sulmuese ndaj Belgjikës.

48' Belgjika kërkon të barazojë rezultatin.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

Goli bie në fillim të ndeshjes pikërisht në minutën e 2-të. Futbollisti  Yussuf Poulsen shfrytëzon mbrojtjen sikur të përgjumur të Belgjikës, duke gjuajtur nga rreth 12-13 metra dhe shënoi në këndin e djathtë të poshtëm, 1:0.

Edhe në minutën e 36-të, Danimarka pati rast për të thelluar epërsinë, por Mikkel Damsgaard gjuan për disa centimetra jashtë pingules së djathtë. Danimarka ishte më e mirë në pjesën e parë. 

Danimarka-Belgjika 1:0
Stadiumi "Parken" në Kopenhagë. 
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Shënues: Poulsen (2').
Danimarka: Schmeichel, Christensen, Kjaer, Vestergaard, Wass, Höjbjerg, Delaney, Maehle, Braithwaite, Damsgaard dhe Poulsen.
Belgjika: Courtois, Alderweireld, Denayer, Vertonghen, Meunier, Dendoncker, Tielemans, T. Hazard, Mertens, Carrasco dhe Lukaku.

43' Fundi i pjesës së parë, lojë e mirë.

41’ Danimarka po luan me ritlm, e rrezikshme gjithnjë deri me tash.

Danimarka-Belgjika 1:0
Stadiumi "Parken" në Kopenhagë. 
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Shënues: Poulsen (2').
Danimarka: Schmeichel, Christensen, Kjaer, Vestergaard, Wass, Höjbjerg, Delaney, Maehle, Braithwaite, Damsgaard dhe Poulsen.
Belgjika: Courtois, Alderweireld, Denayer, Vertonghen, Meunier, Dendoncker, Tielemans, T. Hazard, Mertens, Carrasco dhe Lukaku

38' Edhe më tej Danimarka në epërsi.

36’ Mikkel Damsgaard në pozitë shumë të mirë por për fat të keq të tij dhe për fat të mirë të belgëve. Topi shkoj përskaj shtyllës pingule të djathtë.

35' Lojë me tempo të lartë, Danimarka shumë e mirë.

30' Danimarka është në epërsi me 1:0.

27' Ka kohë që nuk e kemi pa një Danimarkë aq të mirë, të paktën deri në këto minuta.

25' Danimarka shumë e mirë, luftarake në fushë.

20' Belgjika po luan me gjallë, tani është më kërkuese.

17' Një Danimarkë e frikshme.

15' Blegjika nuk po duket fortë në fushë, lojël e dobët.

12' Danimarka e ka filluar furishëm dhe është më e mirë se Belgjika.

10' Ndalet loja për një minutë, në shenjë respekti për futbollistin danez Christian Eriksen.

6' Danimarka po sulmon, Belgjika në presion.

4' Danimarka shumë e rrezikshme.

3' Gol i shpejt dhe një tronditje për Belgjikën.

2’ Mbrojtja e Belgjikës në pozicion mat, Yussuf Poulsen nga rreth 12-13 nuk i fali, duke gjuajtur në këndin e poshtëm  të djathatë.

Daniamrka në epërsi.

Fillon ndeshja.

Kombëtarja e Belgjikës pas triumfit në ndeshjen e parë ndaj Rusisë me rezultatin 3-0 do të kërkojë fitoren për të arritur kualifikimin për më tej që pasditen e sotme.

Danimarka-Belgjika

DANIMARKA – (4-3-3): Shmajkëll; Kristensen, Kjaer, Verstergard, Mahle; Vas, Hojbjerg, Delani; Poulsen, Damsgard, Brejthuejth. Trajner: Kasper Hjulmand.

BELGJIKA – (3-4-3): Kurtua; Aldervaajrld, Vertongen; Monir; Tilemo; Dendoker, T. Hazard; Mertens, Karrasko, Lukaku. Trajner: Roberto Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat