Gashi kalon të skuadra prizrenase 

Futboll

Gashi kalon të skuadra prizrenase 

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 19:02
Gashi kalon të skuadra prizrenase 

Skuadra prizrenase, A&N, që garon në Ligën e Parë të Kosovës, përforcohet me futbollistin Roni Gashi.

“Sot u bë prezantimi i super transferimit tonë, Roni Gashi i cili vjen nga klubi lokal i Prizrenit KF Liria.

Djaloshi shumë premtues i bashkohet rrugëtimit tonë drejt Superligës, me Ronin jemi të bindur që sukseset nuk do të mungojnë pasi që besojmë në aftësitë e tij , Ronit i urojmë suksese më tutje së bashku me klubin FC A&N drejt objektivave

Me transferimin e Ronit e hapim serinë e transferimeve për edicionin e ri për një skuadër më të fortë ku në vazhdim priten transferimet bombastike shumë të njohura ku do të na ndihmojnë drejt inkuadrimit në Superligë”, njofton A&N.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat