Reagon Ulpiana pas largimit të shënuesit më të mirë

Futboll

Reagon Ulpiana pas largimit të shënuesit më të mirë

Nga: K.G. Më: 17 qershor 2021 Në ora: 23:03
Reagon Ulpiana pas largimit të shënuesit më të mirë

Futbollisti Ardi Shala sot iu bashkua Llapit nga Podujeva, ndërsa skuadra e Ulpianës e uron dhe i dëshiron suksese. 

“Të priftë e mbara, Ardi Shala.

Golashënuesi më i mirë i Ulpianës ndau rrugët me klubin tonë Ulpiana, sot ai ka nënshkruan kontratën me KF Llapin!

Ardi Shala, ishte njëri ndër futbollistët më meritor që klubi ynë KF ULPIANA, u inkuadrua në Superligë, i cili shënoi 9 gola dhe 6 asistime në sezonin 2020/2021. 

Faleminderit Ardi Shala”, shkruan në faqen e KF Ulpiana.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat