Kush do të jetë kapiten i Realit?

Futboll

Kush do të jetë kapiten i Realit?

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 23:17
Kush do të jetë kapiten i Realit?

Sergio Ramos u largua pas 16 viteve te Real Madrid, që duhet të zgjedhë kapitenin e ri të ekipit.

Për momentin vetëm tre lojtarë spanjollë janë në dispozicion të Carlo Ancelottit: Nacho, Lucas Vasquez dhe Marco Asensio.

Asnjëri prej tyre nuk do të zgjidhet kapiteni i ri. Marcelo është lojtari më jetëgjatë në skuadër (prej vitit 2007) dhe do të jetë lideri i rekordmenëve të Champions League. Në momentin që mbrojtësi brazilin nuk luan, shiriti do t’i kalojë Karim Benzemas dhe kur as ky i fundit nuk luan, shiriti do t’i kalojë Varanit.

Një gjë e tillë nuk ka ndodh prej plot 104 vitesh. Gjatë gjithë kësaj kohe, kapiteni i Real Madrid ka qenë spanjoll, rregull që do të ndryshojë duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Mbrojtësi 36-vjeçar, i cili ishte kapiten i Real Madridi për shumë vite, mbajti një konferencë të lamtumirës të enjten bashkë me presidentin e klubit Florentino Perez, ku shpjegoi edhe arsyet e largimit habitës.

Ramosi shpjegoi se mënyra sesi rrodhën bisedimet me Real Madridin, duke e bërë të qartë se ai nuk kishte dashur të largohej.

“Kanë ndodhur shumë gjëra, rrethana që ndodhin në jetë. Gjëja e parë që dua ta them është se unë nuk kam dashur kurrë të largohem nga Real Madridi, gjithmonë kam dashur të qëndrojë”, shpjegoi ai.

“Në muajt e fundit, klubi ma bëri një ofertë njëvjeçare, me ulje page. Paraja nuk ishte kurrë problem, presidenti e dinte se unë do ta bëja të qartë se nuk ishte çështje ekonomike. Problemi ishte vitet e ofruara; ata ma ofruan një vit ndërsa unë doja dy vite. Ishte për stabilitetin e familjes sime”, tregoi ai.

“Në bisedimet e fundit iu thashë se do ta pranoja ofertën dhe ata më thanë se nuk kishte më ofertë. Më thanë se, edhe pse unë u pajtova me ofertën e fundit, ajo nuk ishte më në tavolinë. Më thanë se oferta kishte datë skadimi por unë s’e dija për këtë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat