Rexhepi largohet nga Vardari, klube kroate dhe austriake interesohen për të

Futboll

Rexhepi largohet nga Vardari, klube kroate dhe austriake interesohen për të

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 23:25
Rexhepi largohet nga Vardari, klube kroate dhe austriake interesohen për të

Fitor Rexhepi përfundimisht është larguar nga Vardari. Talenti kumanovar ka marrë dokumentacionin e nevojshëm nga klubi dhe tani është një lojtar i lirë.

Mesfushori 21 vjecar vitet e fundit ishte pjesë e kuqezinjve nga Shkupi, duke qenë edhe titullar në skuadër.

Ai ka vendosur të largohet, pasi Vardari ra nga liga e parë dhe gjendet në krizë të thellë financiare.

Tani për shërbimet e tij e tij ka interesime nga klube kroate dhe austriake.

Në ditët në vijim pritet të shohim se në cilën skuadër do ta vazhdoj karrierën Fitor Rexhepi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat