Përfundon projekti “Talent dhe Mentor” për arbitrat

Futboll

Përfundon projekti “Talent dhe Mentor” për arbitrat

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 23:30
Përfundon projekti “Talent dhe Mentor” për arbitrat, shpërndahen certifikatat

Ka përfunduar me sukses projekti dyvjeçar “Talent dhe Mentor” për arbitrat, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në këtë projekt, që nisi në vitin 2019, morën pjesë 8 arbitra-talentë të cilët u mentoruan nga ish-gjyqtarët e njohur: Albano Janku, Sokol Jareci, Plarent Kotherja dhe Sokol Çekaj.

Ditën e sotme, në ambientet e Shtëpisë së Futbollit u shpërndanë certifikatat për këta arbitra, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, Tahir Kastrati, si edhe dy anëtarët e Komitetit të Arbitrimit, Bujar Pregja si dhe Petrit Brahja. Në fjalën e tij të rastit, z. Kastrati shprehu vlerësimet e tij për këtë projekt, ndërsa falënderoi edhe mentorët dhe arbitrat.

Gjithashtu, edhe mentorët shprehën vlerësimet e tyre për projektin dhe punën me arbitrat gjatë këtyre dy viteve, ndërsa shkëmbyen edhe ide me këta të fundit për ta përmirësuar më tepër projektin e ardhshëm, ku arbitrat theksuan nevojën e të pasurit më shpesh në ndeshje praninë e mentorit.

Ky projekt, i nisur që në vitin 2019, kishte si qëllim rritjen e cilësisë së arbitrave-talentë, krijimin e personalitetit të arbitrit, promovimin e arbitrave në kategorinë Superiore si edhe përmirësimin e performancës së arbitrave.

Arbitrat, që u bënë pjesë e këtij projekti gjykonin ndeshjet e Kategorisë së Parë, teksa duhet theksuar se tre prej tyre janë bërë pjesë edhe e gjykimit të ndeshjeve të Kategorisë Superiore, duke pasur parasysh performancën e mirë gjatë këtyre dy viteve.

Ky projekt pritet të nisë edicionin e dytë së shpejti, me synimin e vetëm, rritjen e cilësisë së cilësisë së arbitrave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat