UEFA del me komunikatë zyrtare kundër Ronaldos me shokë

Futboll

UEFA del me komunikatë zyrtare kundër Ronaldos me shokë

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 23:41
UEFA del me komunikatë zyrtare kundër Ronaldos me shokë

Është kthyer në një çështje botërore zhvendosja e shisheve në sallën e shtypit nga disa lojtarë në Europian.

Pas Cristiano Ronaldo-s me Coca-Cola, Paul Pogba me shishen e birrës dhe Manuel Locatelli-t po me Coca-Cola-n, UEFA ka dalë me komunikatë për shtyp dhe ka lajmëruar se do të jetë e ndaluar të zhvendosen shishet e sponsorit.

Drejtori i Euro 2020, Martin Kallen, ka nënvizuar se rregullat e kampionatit kërkojnë që të respektohen marrëveshjet e UEFA-s me sponsorët, edhe pse lojtarët me besime fetare – siç ka ndodhur me Pogba – “nuk do të kenë një shishe alkoolike përpara”.

Përgjegjësit e mediave në 11 stadiumet në të gjithë Europën duhet të ndihmojnë në reklamimin e shisheve të birrës para ardhjes së një lojtari me një fe myslimane.

Coca-Cola dhe Heineken janë mes 12 sponsorëve të nivelit të lartë të Europianit dhe kontribuojnë me pothuajse 2 miliardë euro në të ardhurat e UEFA-s gjatë turneut.

Edhe lojtarët marrin para në mënyrë indirekte nga të ardhurat komerciale të Euro 2020 nëpërmjet federatave të tyre dhe. 24 federatat kombëtare që marrin pjesë në Euro 2020 do të ndajnë mes tyre 371 milionë euro, në rast fitoreje në të tri ndeshjet e grupit është parashikuar një bonus prej 34 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat