Brazili vazhdon ‘mbretërimin’ në Copa America, shkatërron Perunë

Futboll

Brazili vazhdon ‘mbretërimin’ në Copa America, shkatërron Perunë

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 08:26
Brazil

Kombëtarja e Brazilit ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 ndaj Perusë në kuadër Grupit B në Copa Amercia.

‘Selecao’ ka marrë edhe fitoren e dytë radhazi në Copa America, ku edhe kësaj radhe përveç golave të shumtë, mbajti edhe portën e paprekur.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, me një nuancë më të mirë nga Peruja, por golin e gjeten vetëm Brazili.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 12-të dhe ishte mbrojtësi Alex Sandro, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Gabriel Jesus.

Në pjesën e dytë, Brazili ishte dominues, duke krijuar shumë raste dhe duke shënuar edhe tri gola tjerë për të siguruar fitoren.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 68-të me anë të Neymar, i cili shënoi për 2-0 pas asistimit Fred.

Në fund, Selecao shënoi dy gola, ku fillimisht ishte Everton Riberto (89’) që tundi rrjetën për 3-0, ndërsa Richarlison (90+) vulosi rezultatin përfundimtar 4-0.

Me këtë fitore, Brazili e sheh veten në pozitën e parë me gjashtë pikë, ndërsa Peruja e fundit pa pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Selecao luan me Kolumbinë me 24 qershor, ndërsa Peru po ashtu me Kolumbinë me 21 qershor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat