“Euro 2020” vazhdon me të tjera ndeshje interesante

Futboll

“Euro 2020” vazhdon me të tjera ndeshje interesante

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Edhe dita e premte do të jetë me plot emocione dhe ndeshje interesante në “Euro 2020”.

Të enjten, Belgjika dhe Holanda zyrtarisht u kualifikuan në fazën tjetër të Kampionatit Evropian, derisa sonte mund ta arrijë një gjë të tillë edhe Anglia, nëse e mund Skocinë.

Tre Luanët e fituan ndeshjen e parë në “Euro 2020” duke e mundur 1-0 Kroacinë, derisa sonte luajnë nga ora 21:00 me Skocinë.

Në anën tjetër, për t’i mbajtur gjallë shpresat, Kroacia duhet të fitojë patjetër sonte kundër Cekisë në ora 18:00, që ka tre pikë aq sa Anglia.

Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo nga ora 15:00 në Grupin E.

Suedia e nisi me barazim Evropianin duke ndarë pikët me Spanjën, derisa sonte do të kërkojë vetëm fitore kundër Sllovakisë që e befasoi Poloninë në ndeshjen e parë dhe prin në grup me tri pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat