Euro 2020; formacionet e mundshme Kroaci-Republika e Çekisë

Futboll

Euro 2020; formacionet e mundshme Kroaci-Republika e Çekisë

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 10:20
Ilustrim

Kroacia do të synoj që ta regjistrojë fitoren e parë këtë Euro 2020, ku do të zhvillojë ndeshje kundër Republikës së Çekisë, në stadiumin “Hampden Park” të Glasgow, në kuadër të Grupit D.

Çekia rikthehet në këtë ndeshje nga fitorja 2:0 kundër Skocisë, kurse Kroacia nga humbja minimale 1:0 kundër Kombëtares së Anglisë.

Çekët e kryesojnë Grupin D me tre pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe Anglia, kurse vendin e tretë dhe të katërt, me asnjë pikë e zënë Kroacia dhe Skocia.

Kroacia dhe Çekia janë përballur vetëm dy herë mes vete, ku një fitore kanë regjistruar kroatët, kurse një herë janë ndarë me barazim.

Mungesa e vetme e kësaj ndeshje do të jetë portieri çek Jiri Pavlenka.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Kroacia (4-2-3-1): Livakovic; Vrsaljko, Vida, Caleta-Car, Gvardiol; Modric, Kovacic; Brekalo, Vlasic, Perisic; Petkovic

Republika e Çekisë (4-2-3-1): Vaclik; Coufal, Kalas, Celustka, Boril; Soucek, Kral; Masopust, Darida, Jankto; Schick

Grupi D

18:00 Kroacia - Republika e Çekisë (Stadiumi Hampden Park-Glasgow)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat