Problemi shëndetësor i Eriksen ndryshon planet e Interit

Futboll

Problemi shëndetësor i Eriksen ndryshon planet e Interit

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 11:03
Problemi shëndetësor i Eriksen ndryshon planet e Interit

Problemi shëndetësor i Eriksen ndryshon në mënyrë të pashmangshme planet e Interit.

Danezi, në fakt, duhet të kishte mbuluar rolin e Luis Alberto te Lazio në planin taktik zikaltër të Inzaghi, që do të thotë mesfushor teknik, i cili frymëzon dhe ndërton lojën. Në të vërtetë, në skuadrën milaneze tashmë është Sensi, i cili ka karakteristikat ideale për ta kryer atë detyrë. Por, dëmtimet e tij të përsëritura, i fundit i hoqi Europianin, nuk mund të japin garanci absolute.

Me pak fjalë, duhet një zëvendësues. Me sa duket, nuk mund të ketë përgjigje të menjëhershme. Por, në “viale Liberazione” vlerësimet tashmë janë duke u bërë. Dhe, në këtë drejtim, tashmë janë shfaqur disa profile lojtarësh për atë rol. Para së gjithash, Kovaçiç dhe Van de Beek. Nga këndvështrimi i krizës financiare, Interi nuk do të ishte në gjendje t’i blinte kartonët e tyre, por në kushte të caktuara nuk do të ishin gjithsesi të paarritshëm.

Van de Beek përfundoi në stol te Manchester United, as Kovacic nuk është zgjedhja e parë te Chelsea. Pra, nuk është për t’u habitur që emri i kroatit të përfshihet në mesin e atyre lojtarëve, që Blutë e Londrës janë të gatshëm të përfshijnë në operacionin Hakimi. Në këtë drejtim, zgjedhja e parë e zikaltërve është Marcos Alonso.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat