Hysaj te Sarri?

Futboll

Hysaj te Sarri?

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 11:13
Hysaj te Sarri?

Ardhja e Sarrit në krye të pankinës së Lacios i ka forcuar gjithnjë e më shumë zërat për një kalim të Elseid Hysajt në kryeqytetin italian. Madje mediat e bënë fakt të kryer arritjen e marrëveshjes mes palëve, ndërsa vetë Lacio do të bënte një gafë disa ditë më parë duke zbuluar emrin e shkodranit si synimet në merkato.

Megjthatë është vetë menaxheri i Hysajt ai që hedh poshtë gjithçka. Për mikrofonin e “Radio Punto Nuovo” Mario Xhufredi deklaron se kurrë nuk ka mbërritur një telefonatë e Igli Tares në adresë të tij. Menaxheri italian tregon se është duke punuar në pista të tjera, por nuk e përjashton mundësinë për një kontaktim nga ana e bardhekaltërve brenda javës së ardhshme.

“Hysaj te Sarri? Nuk është kështu. Lacio nuk më ka telefonuar kurrë. Ne jemi duke punuar për situata të tjera dhe deri më sot Lacio nuk më ka telefonuar kurrë. Unë e lexoj këtë indiferencë kudo.

Ndoshta, unë do ta marr këtë thirrje brenda një jave, por deri më sot. Unë nuk do të kam marrë asnjë thirrje nga Lazio dhe jam duke punuar në situata të tjera. Ndoshta Lazio do të më kontaktojë brenda një jave”, është shprehur Mario Xhufredi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat