Lila flet për Ramosin

Futboll

Lila flet për Ramosin

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 11:18
Ramos

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Andi Lila ka treguar prapaskenat dhe ironinë e një ndeshjeje me Spanjën.

I ftuar në emisionin “Top Arena”, ai tregoi komentin që kishte bërë kapiteni i kundërshtarëve, Sergio Ramos ndaj tyre.

Lila tregon se ishte Ansi Agolli, ai që bisedoi me kundërshtarin dhe më pas u tregoi shokëve të skuadrës komentin e Ramosit.

“Mbas ndeshjes me Spanjën ne u futëm në dhomat e zhveshjes, ishim me kokat ulur.

U fut Ansi Agolli, na tha çuna takova Sergio Ramosin, na tha në pjesë të dytë po kaloi ndonjë mesin e fushës me top në këmbë, quhet gol”, tregoi Lila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat