Ndërron jetë legjenda e Juventus

Futboll

Ndërron jetë legjenda e Juventus

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 11:19
Ndërron jetë legjenda e Juventus

Ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare Giampiero Boniperti, ish-presidenti i nderit i klubit të futbollit Juventus.

Lajmi u dha nga familjarët e tij duke thënë se Giampiero ndërroi jetë gjatë natës në Torino si pasojë e një insuficiencë kardiake.

Giampiero Boniperti mbajti për shumë vite postin e presidentit të nderit te “Zonja e vjetër” pasi kishte luajtur për ngjyrat bardh e zi dhe më pas kishte shërbyer dhe në pozicione të ndryshme drejtuese.

Prej disa kohësh ai ishte tërhequr nga jeta publike dhe në korrik do të mbushte 94 vjeç. Nga ajo që raporton familja, ceremonia mortore do të jetë shumë private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat