Ish-ndihmësi i De Biasit lë Europën për Arabinë

Futboll

Ish-ndihmësi i De Biasit lë Europën për Arabinë

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 11:28
Ish-ndihmësi i De Biasit lë Europën për Arabinë

Paolo Tramexani, ish-ndihmësi i trajnerit Xhani De Biasi te kombëtarja e Shqipërisë, ka vendosur të vijojë karrierën e tij si trajner në Arabinë Saudite.

Së fundmi, italiani është prezantuar në klubin e Al Faisaly, teksa ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me opsion edhe për një tjetër vit.

Kujtojmë se së fundmi, Tramexani ka qenë në krye të Hajduk Split, por ka drejtuar edhe Luganon dhe Sionin në Zvicër apo Livornon në Itali.

Megjithatë, tashmë tekniku italian do të provojë një aventurë ndryshe, duke ikur nga Europa për të eksperimentuar me një tjetër mënyrë futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat