Në kohën e gabuar

Futboll

Në kohën e gabuar

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 11:34
Në kohën e gabuar

Walter Mazzarri, ish-trajneri i Interit dhe Torinos, ndër të tjera, ka qenë larg fushave për një vit e gjysmë, duke shijuar San Vincenzo-n e tij në Toscana, në pritje të rikthimit në një stol drejtues. I intervistuar nga “Corriere della Sera”, Mazzarri foli pa dorashka, madje edhe për të kaluarën.

Sarri, Allegri dhe Spalletti… Në Itali pati një kthim të shkëlqyeshëm të toskanëve. Megjithatë, ju po mungoni në apel…
Të tre kolegët janë të mirë, ata e meritonin të ktheheshin. Jam shumë i kënaqur për ta. Sa për mua, deri më tani ka qenë një zgjedhje. Kam refuzuar disa propozime, sepse pas 20 vitesh karrierë kam mundësi të zgjedh vetëm projekte që më bindin vërtet.

Megjithatë, sa herë që ka një stol të lirë, emri juaj lakohet. E fundit është Fiorentina…
Ndonjëherë është e vërtetë, shumë të tjera jo. Ata që besojnë në punën time duhet të përballen me idetë e mia. Nëse shohin pak nga ato që kam bërë, klubet e dinë që mund të jem një vlerë e shtuar.

Le t’i kthehemi futbollit, cili është sekreti i Italisë?
Organizimi që i dha Mancini, loja e këndshme që na ofron dhe sigurisht aftësia e shumë djemve, që madje i kanë tejkaluar parashikimet. Locatelli, por mund të flas për Insigne, Immobile, Di Lorenzo. Përveç të gjithë të tjerëve të mirënjohur.

Një keqardhje?
Koha tek Interi. Shkova trajner atje në vendin e duhur, por në kohën e gabuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat