Muça i del kundër

Futboll

Muça i del kundër

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 11:36
Muça i del kundër

Maqedonia e Veriut ka shkruar historinë e saj me pjesëmarrjen për herë të parë në një Kampionat Europian. Fqinjët lindorë kanë arritur të gjejnë rrjetën në debutimin e tyre hisotrik, por në fund rezultatet i kanë munguar, teksa ka marrë dy humbje deri në këto momente. Megjithatë në kampin maqedonas sërish mbeten të kënaqur me atë që ka dhënë skuadra. I të njëjtin mendim qendron edhe Dritan Shakohoxha, që has në kundërshtinë e Shkëlqim Muçës.

Madje një debat lind mes tyre në studion e emisionit “Euro Magjia“ në “RTSH“, teksa Muça vë në krahasim paraqitjet e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, duke i cilësuar kuqezinjtë si më dinjitozë.

“Mos të harrojmë se ishte formati i tillë që u kualifikua Maqedoia. Ne hymë nga grupet.

Kur ishim në Europian mundëm Rumaninë, humbëm në minutë të fundit me Francën. Punë 5 minutash ishte. Me Zvicrën luajtëm shumë mirë, patëm raste të pastra. Kjo ishte paraqitje dinjitoze. Bëmë edhe lojë, morëm edhe rezultat. Jo kjo që bëri Maqedonia. Ka marrë dy humbje. Ka shumë punë për të bërë. Për shumë vite nuk do e shikojmë më në një Kampionat Europian apo Botëror”, shprehet Shkëlqim Muça.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i Shakohoxhës, që ngre pyetjen ironike:“Po sikur Maqedonia të fitojë ndeshjen e fundit, çfarë do themi ne? Unë nuhas një era fitore historike me Hollandën, që do jetë duke shijuar shampanjën e kualifikimit”.

“Po mund të dali edhe pa asnjë pikë dhe me 8 gola të pësuar”, ishte replika e Muçës për të mbyllur kështu debatin dhe argumentin e tij se kjo Maqedoni nuk bind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat