Stadiumi shqiptar me pamje moderne, gati për shtator

Futboll

Stadiumi shqiptar me pamje moderne, gati për shtator

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 11:42
Stadiumi shqiptar me pamje moderne, gati për shtator

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social Facebook nga punimet që po zhvillohet në stadiumin në qytetin e Kukësit.

Rama shprehet se projekti po vijon me ritme të shpejta dhe se në shtator stadium pritet që të jetë gati dhe me kushte dinjitoze për ekipin e qytetit.

“Mirëmëngjes dhe me punën që po ecën me ritme të shpejta për stadiumin e ri të Kukësit, që në shtator të jetë gati me kushte dinjitoze për ekipin e qytetit, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.

Kukësi tash e një kohë ndeshjet i luan jashtë fushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat