Milan Skriniar konfirmon qëndrimin në Inter

Futboll

Milan Skriniar konfirmon qëndrimin në Inter

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 17:55
Milan Skriniar

Mbrojtësi, Milan Skriniar do të mbetet pjesë e Interit edhe sezonin e ardhshëm.

Qëndrimin e Skriniar në Inter e ka konfirmuar vetë mbrojtësi gjatë një interviste.

Skriniar është duke marrë pjesë në “Euro 2020” me Kombëtaren e Sllovakisë, sot pas ndeshjes kundër Suedisë, ai dha një intervistë ku u pyet edhe për të ardhmen e tij:

“Simone Inzaghi më shkroi pas golit që realizova kundër Polonisë, por ne kemi biseduar edhe më parë dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm”, tha ai.

“Jam i lumtur që tifozët ‘Nerazzurë’ po më mbështesin dhe dua t’i falëndoj, unë do të qëndroj në Inter”, përfundoi Skriniar.

Sllovaku, është lidhur disa herë me një largim nga “Giuseppe Meazza”, por duket se ai është i lumtur në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat