Skriniar: Gjithçka bëhet më e vështirë

Futboll

Skriniar: Gjithçka bëhet më e vështirë

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 17:58
Skriniar: Gjithçka bëhet më e vështirë

Bëri paraqitje pozitive, por pa mundur që kombëtarja e tij slovake të fitojë.

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar ka folur në mikrofonat e “SKY Sport” pas ndeshjes duke folur edhe për mundësitë e Slovakisë për kualifikim:

“Më vjen shumë keq për humbjen, kemi bërë një ndeshje të mirë duke luajtur si skuadër dhe duke provuar që të barazonim ndeshjen. Ndihem përgjegjës për shokët e mi të skuadrës, kërkoj që t’i jap suportin tim dhe dua t’i bëj komplimente të gjithëve sepse kemi bërë një paraqitje dinjitoze.

Ky barazim e komplikon kalimin tonë për më tej, tani gjithçka bëhet më e vështirë , por asgjë nuk është e pamundur.”, deklaroi Skriniar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat