Kohë provash në Shkodër

Futboll

Kohë provash në Shkodër

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 18:08
Kohë provash në Shkodër

Vllaznia po humbet shumë titullarë të cilëve u ka përfunduar kontrata dhe është duke afruar lojtarë të tjerë që vijnë për herë të parë në Shkodër dhe në Shqipëri.

Pasi po testojnë Djurdjeviç, në Shkodër janë duke provuar edhe një tjetër lojtar që luan në offensive.

Bëhët fjalë për sulmuesin Kresimir Kovaçeviç, i cili është 26-vjeçar dhe vjen në Shkodër pas eksperiencës me skuadrën Ermis në Greqi, shkruan Vipsport.

Kroati do të shihet nga trajneri Tomas Bradriç dhe stafi i tij, ndaj edhe në Shkodër nuk duan që të nxitohen në këtë periudhë për të gjetur lojtarët e duhur, sidomos për një ballafaqim dijnjitoz në Europë, apo dhe në sezonin e ardhshëm në Superiore, ku shkodranët duan titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat