Takimi sekret i Mino Raiola, PSG në sulm për Paul Pogba

Futboll

Takimi sekret i Mino Raiola, PSG në sulm për Paul Pogba

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 18:09
Mino Raiola

Paul Pogba ka edhe një vit kontratë me Manchester United. Për rinovim nuk bëhet fjalë, pasi mesfushori francez dëshiron të provojë një aventurë të re.

Opsioni Real Madrid ka rënë pas largimit të Zinedine Zidane, teksa në garë për shërbimet e kampionit të botës kanë mbetur PSG dhe Juventusi.

RMC shkruan se Mino Raiola, agjenti i Pogba, është takuar tre ditë më parë në Nice me Nasser-Al Khelaifin, presidentin e PSG-së.

Kalimi i 28-vjeçarit në kryeqytetin francez ishte tema kryesore e bisedave, por u diskutua edhe për Moise Kean e Mitchel Bakker.

Në mungesë të rinovimit, Manchester United është e detyruar ta shesë Pogba këtë verë. “Djajtë e Kuq” duan 80 milion euro për ta lënë të lirë drejt PSG-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat