Çfarë bëjnë tifozët miq në rrugët e Londrës?

Futboll

Çfarë bëjnë tifozët miq në rrugët e Londrës?

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 19:42
Çfarë bëjnë tifozët miq në rrugët e Londrës?

Angli-Skoci është një nga derbet më të zjarrta dhe më të luftuara, ku herë pas here nuk mungojnë as përplasjet mes tifozëve, apo duelet e ashpra në fushën e lojës.

Këto dy kombëtare janë ndeshur 114 mes tyre, duke e bërë ndeshjen ndërkombëtare më të luajtur në historinë e futbollit botëror. “Tre Luanët” kanë regjistruar 48 fitore ndaj 41 të “Tartanëve”, ndërkohë që 25 takime kanë përfunduar në barazim.

Golavarazhi flet për anglezët 203-174. Anglia dhe Skocia janë ndeshur për herë të parë në një ndeshje zyrtare në Glasgou më 30 nëntor 1872 dhe gjithçka ka përfunduar 0-0. Por, vetëm 1 herë më parë, ata janë përballur në një ndeshje turneu: në “Euro 1996”, gjithnjë në “Ëembley” dhe në fazën e grupeve, ndeshje që “Luanët” e fituan 2-0.

Edhe përballja e sotme në Uembli, pritet të jetë tepër e zjarrtë si në fushë ashtu dhe në tribuna. Mjafton të shikoni fotot e tifozëve skocezë në Londër, për të kuptuar që nuk bëhet thjesht për një ndeshje normale, apo për fansa normal. Një çmenduri e vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat