​Angli-Skoci, formacionet zyrtare

Futboll

​Angli-Skoci, formacionet zyrtare

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Në ora 21:00 pritet të fillojë ndeshja tejet interesante e Grupit D të Euro 2020 mes Anglisë dhe Skocisë, përballje kjo që zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Anglia me fitore sot siguron kualifikimin tutje për në fazën eliminatore, pas fitores 1:0 kundër Kroacisë, kurse Skocia rikthehet nga humbja 2:0 kundër Çekisë.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato i gjeni më poshtë.

Anglia (4-2-3-1): Pickford; James, Stones, Mings, Shaw; Rice, Phillips; Foden, Mount, Sterling; Kane

Skocia (3-5-2): Marshall; Tierney, Hanley, McTominay; Robertson, McGregor, McGin, Gilmour, O’Donnell; Adams, Dykes

Grupi D

21:00 Anglia – Skocia (Stadiumi Wembley-Londër)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat