PSG rrit ofertën për Hakimin

Futboll

PSG rrit ofertën për Hakimin

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 20:14
Achraf Hakimi

Sipas le10sport.com e ardhmja e Achraf Hakimit është gjithnjë e më pranë PSG!

Edhe pse Chelsea ka tentuar në çdo formë dhe ka  përfshirë futbollistë në këtë operacion, klubi francez është në avantazh dhe kjo në sajë të raportit mes drejtorit sportiv Leonardo dhe Interit.

Oferta është rritur në një total prej 70 milion euro, një shifër e kënaqshme për zikaltërit, edhe pse nuk është pranuar ende.

Midis Hakimit dhe PSG, megjithatë, ka një akord prej kohësh dhe pritet vetëm të bindet Interi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat