Anglia çuditë, Skocia me pikën e parë!

Futboll

Anglia çuditë, Skocia me pikën e parë!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 qershor 2021 Në ora: 21:31
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) -  Anglia çuditë, nuk fiton më shumë se një pikë (0:0) në përballje me Skocinë, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit B në Kampionatin Evropian.

Ndeshjet e luftuar deri në pikën e fundit e rivalëve britanik, me disa raste të mira qoftë të njëra palë dhe Kombëtarja tjetër.

Sulmuesi anglez Harry Kane sonte ka pasur paraqitje zhgënjyese dhe asnjëherë nuk ka gjuajtur në portën e Skocisë. Ai u zëvendësua nga Markus Rashford në minutën e 74-të.

Image

Deri me tash vetëm tri kombëtare e kanë siguruar kalimin në të tetën e finales, Italia, Belgjika dhe Holanda.

Skocia mori një pikë të madhe dhe shpresëdhënëse, për të kërkuar kualifikimin në duelin e fundit me Kroacinë, por gjithçka do të varet edhe nga renditja në grupet tjera.

Grupi D
Anglia – Skocia 0:0
Kroacia – Çekia 1:1

Renditja 
1. Çekia    2    1    1    0    3:1    4
2. Anglia 2    1    1    0    1:0    4
3. Kroacia 2    0    1    1    1:2    1
4. Skocia 2    0    1    1    0:2    1

Në minutën e 12-të, shtylla ishte aleat i Skocisë. Futbollisti Stone gjuan me kokë, por shtylla e majtë pingule ia mohon golin. 

Pas një minute Mount në pozitë të mirë por gjuan jashtë portës skoceze.

Edhe Skocia nuk ishte pa rast dhe shumë të mirë. Në minutën e 30-të, O’Donnell brenda zonës, godet fortë por portieri Pickford me mund të madh e ndal topin.

Edhe pjesa e dytë është karakterizuar me lojë të mirë e me raste shënimi. 

Në minutën e 48-të, portieri Marshall nuk mposhtet, pret goditjen e fortë të Mason Mount të Anglisë.

Image

Në minutën e 63-të, fat për Anglinë. Lyndon Dykes i Skocisë, nga afërsia godet dhe futbollisti James me kokë e largon topin, duke shpëtuar gol të sigurt.

Në mundësi e mirë për anglezët në minutën e 73-të, Shaw doli në pozitë të volitshme por ngutet duke gjuajtur jashtë portës përkatësisht në shtyllën e dytë.

Skocia e pafat në minutën e 78-të, Adams shpërdoron një rast shumë të mirë, nga afërsia gjuan mbi portën angleze.

Ndeshja përfundon pa gola. Çekia është lider i grupit D me 4 pikë, pasojnë Anglia 4, Kroacia 1 dhe Skocia me 1 pikë.

Me 22 qershor Kroacia takohet me Skocinë (21.00) dhe Çekia me Anglinë (21.00).

Anglia – Skocia 0:0
Stadium “Wembley” në Londër. 
A. Lahoz (Argjentina).
Kartona të verdhë: McGinn.
Anglia: Pickford, James, Stones, Mings, Shaw, Rice, Phillips, Mount, Foden (Grealish 63’), Sterling dhe Kane (Rashford 74’).
Skocia: Marshall, McTominay, Hanley, Tierney, O’Donnell, Robertson, McGinn, C. McGregor, Gilmour (Armstrong 76’), Adams (Nisbet 86’) dhe Dykes.
 

85' Lojë me rivalitet.

82' Skocia afër pikës së parë.

78' Adams shpërdoron një rast shumë të mirë, nga afërsia gjuan mbi portën angleze.

77' Skocia synon të befasojë.

73' Shaw doli në pozitë të volitshme por ngutet duke gjuajtur jashtë portës përkatësisht në shtyllën e dytë.

Anglia – Skocia 0:0
Stadium “Wembley” në Londër. 
A. Lahoz (Argjentina).
Kartona të verdhë: McGinn.
Anglia: Pickford, James, Stones, Mings, Shaw, Rice, Phillips, Mount, Foden (Grealish 63’), Sterling dhe Kane (Rashford 74’).
Skocia: Marshall, McTominay, Hanley, Tierney, O’Donnell, Robertson, McGinn, C. McGregor, Gilmour, Adams dhe Dykes.
70' Deri me tash vetëm një zëvendësim dhe te Anglia.

67' Anglia po dominon por dot që të gjej golin.

65' Nuk ka gola.

63’ Fat për Anglinë. Lyndon Dykes i Skocisë, nga afërsia godet dhe futbollisti James me kokë hoqi topin, duke shpëtuar gol të sigurt.61' Korneri i tretë për Skocinë.

56' Anglia po sulmon por pa fryt.

53' Skocia po ka telashe, pasi që vazhdimisht është në presion të sulmuesve rival.

48' Marshall nuk mpostet, pret goditjen e fortë të Mason Mount.

47' Anglia vërsulet në pjesën e dytë.

46' Fillon pjesa e dytë.

Anglia ka pasur iniciativën, po ashtu edhe dy raste ideale shënimi.

Përfundon pjesa e parë, Anglia – Skoci 0:0. Në minutën e 12-të, shtylla ishte aleat i Skocisë. Futbollisti Stone gjuan me kokë, por shtylla e majtë pingule ia mohon golin. 

Pas një minute Mount në pozitë të mirë por gjuan jashtë portës skoceze.

Edhe Skocia nuk ishte pa rast dhe shumë të mirë. Në minutën e 30-të, O’Donnell brenda zonës, godet fortë por portieri Pickford me mund të madh e ndal topin.
  
Anglia – Skocia 0:0
Stadium “Wembley” në Londër. 
A. Lahoz (Argjentina).
Kartona të verdhë: McGinn.
Anglia: Pickford, James, Stones, Mings, Shaw, Rice, Phillips, Mount, Foden, Sterling dhe Kane.
Skocia: Marshall, McTominay, Hanley, Tierney, O’Donnell, Robertson, McGinn, C. McGregor, Gilmour, Adams dhe Dykes.
44' Lojë e mirë nga të dy Kombëtaret.

41' Anglia orvatet përmes Sterling por pa sukses deri me tash.

39' Presioni është të Skocia.

35' Anglia po sulmon.

32' Lojë e mirë e me raste.

30’ Skocia kërcënon portën e Anglisë. O’Donnell godet fortë por portieri Pickford me mund të madh e ndal topin.

27' Skocia po tregohet luftarake deri me tash.

23' Anglia më e mirë, dy raste të mira deri me tash.

20' Nuk ka ende gola.

16' Skocia me fat deri me tash, dy herë u rrezikua nga Anglia.

13' Mount në pozitë të mirë por gjuan jashtë portës.

12' Shtylla e majtë shpëton skocezët. Stone gjuan me kokë, por shtylla ia mohon golin.

11' Korneri i parë për Anglinë.

9' Anglia kërkon fitoren e cila e dërgon në të tetën e finales së Kampionatit Evropian.

6' Anglia merr lojën në kontroll.

4' Skocezët duken të rrezikshëm në minutat e parë.

3' Skocia është në presion.

1' Fillon ndeshja.

Anglia e mobilizuar për fitore.

Ndeshje që pritet me rivalitet të madh.

Anglia synon fitore, Skocia kërkon pikët e para.  

Anglia - Skocia

Stadium “Wembley” në Londër. 

A. Lahoz (Argjentina).
Anglia: Pickford, James, Stones, Mings, Shaw, Rice, Phillips, Mount, Foden, Sterling dhe Kane.
Skocia: Marshall, McTominay, Hanley, Tierney, O’Donnell, Robertson, McGinn, C. McGregor, Gilmour, Adams dhe Dykes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat